Arrestohet fajdexhiu në Mitrovicë, dyshohet për veprën “Shtytje në vetëvrasje”

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtyrë një person që të tentonte të bënte vetëvrasje për shkak të fajdes.

Viktima dje ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi dyshohej se kishte konsumuar tretës kimik, transmeton Klankosova.tv.

Ai kishte pranuar tretmanin mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal dhe me pas ishte përcjell në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë ndërsa pas tretmanit mjekësor gjendja e viktimës ishte stabile.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga DRP Mitrovicë, ka filluar me hetimin e rastit ku pas intervistimit të viktimës dhe disa dëshmitarëve në lidhje me rastin, janë gjetur dëshmi se viktima kishte marrë para me fajde nga një person dhe nga presioni për të paguar fajde, kishte tentuar të kryejë vetëvrasjen. Gjatë zhvillimit të hetimeve është identifikuar personi i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë vepër”, thuhet në njoftim.

“Sot me datën 07.10.2023, rreth orës 07:00, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin në vendbanimin e tij dhe gjithashtu është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mirëpo nuk ishte gjetur ndonjë dëshmi në lidhje me rastin. Pas intervistimit në prezencën e avokatit, i dyshuari B.D., 48 vjeçar me vendim të prokurorit është ndaluar në ndalim policor për 48 orë. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti cilësohet “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja” të paraparë me Kodin Penal të Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...