Radojicic shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, do të japë dëshmi në Ministrinë e Brendshme serbe

PUBLIKUAR

Mediumi serb “Novosti” shkruan sot se krimineli Milan Radojicic i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë deh bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë, transmeton Gazeta Express.

Ai sipas kësaj gazete, është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.

Ndërkohë Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet pastaj edhe Prokuroria e Lartë e Beogradit, e cila pritet pastaj të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...