Dafina Zeqiri shfaqet provokuese në prapaskenat e klipit të ri

PUBLIKUAR

Njëra nga këngëtaret më të dashura e më të dëgjuara nga shqiptarët, që nuk u ndal me hite tërë verës është pa dyshim Dafina.

Këngëtarja shumë e sukseshme vazhdon t’i befasojë fansat e saj duke mos u ndalur së krijuari hite muzikore.

Dafina përveç që di të befasojë gjithmonë me muzikë, ajo përherë di të jetë tejet kreative edhe me dukjet e saj.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Fotografitë që postoi ajo para pak çastesh në Instagramin e saj “ia vënë flakën” rrjetit.

Bukuroshja shihet e vendosur në një vaskë me ujë, duke u dukur tejet tërheqëse.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ajo ka veshur të brendshme të zeza të cilat janë super të detajuara, e që nuk mbulojnë shumë, duke e bërë artisten të duket tejet seksi.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Fotografitë duken të jenë prapaskena të xhirimeve, me të cilat Dafina mori shumë vëmendje e shumë komente pozitive në rrjetin e saj në Instagram. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...