Gjenden rreth 260 bimë kanabis në Podujevë

PUBLIKUAR

Të enjten rreth orës 13:30, policia ka gjetur rreth 260 bimë të llojit kanabis në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar, raporton Klan Kosova.

“Podujevë  28.09.2023 – 13:30. Është raportuar se janë gjetur disa bimë të kanabisit të dëmtuara të cilat kanë qenë të mbjella në një hapësirë rreth dy ari tokë, në sasi prej rreth 260 bimë të llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar”, thuhet në raportin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...