MPJ për vdekjen e të riut në Serbi: S’ka indikacione se është shkaktuar nga autoritetet serbe

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë se nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Sipas MPJ-së, rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar krejtësisht, teksa thuhet se s’ka indikacion që vdekja të jetë shkaktuar nga autoritetet serbe.

“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...