Ambasadori suedez pas vizitës tek familja Bunjaku: Autorët duhet të dalin para drejtësisë

PUBLIKUAR

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka qëndruare për ngushëllime dje tek familja e rreshterit të vrarë në Veri, Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Express.

Ai ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dalin para drejtësisë.

Westerlund ka mirëpritur reagimet e Policisë së Kosovës në këtë rast.

“Sot vizitova shtëpinë e rreshterit të ndjerë Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për humbjen e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Përshëndes Policinë e Kosovës për performancën e saj të guximshme”, ka thënë ai. /Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...