“Erdhën për luftë me kamionë nga Zveçani”, Kurti tregon në detaje si ndodhi ngjarja në veri

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se si ndodhi ngjarja në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe i plagosur Alban Rashiti.

Ai u pyet për armatimin nëpër kisha që është raportuar më herët. Kurti tha se s’mund ta dijë analiza të tilla tash, por tha se s’ka dyshime se është e qartë se bëhet fjalë për formacione të organizuar që është i armatosur, por formacion profesional, mbi 30 individë.

“Kur i ka vërejtur policia jonë e rregullt,  në urën në Banjska. Me bateri dore ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur”.

Policia e ka ditur që bëhet fjalë për kontrabandë, për të cilën Kurti tha se policia jonë e ka luftuar sukseshëm, “sidomos në këto dy vitet e fundit”.

“Kanë ardhur nga Zveçani përmes qendrës”.

Kurti tha se pas kësaj kanë qenë policët te vendi i ngjarjes ku e kanë pësuar sulmin.

“Për neve në këto momente më e rëndësishme është që ata të dorëzohen te organet. E kam të qartë që kanë ardhur të luftojnë, destabilizojnë”./Express/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...