Sejdiu: Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar për sulmet në Veri të Kosovës, ku një polic ka mbetur i vrarë.

Ai ka thënë se kjo është një lojë e rrezikshme e Serbisë, duke thënë se lidhet edhe  me zhvillimet e tjera të rajonit.

Sejdiu ka thënë se është një paralajmërim se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re.

”Vrasja sotme e Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës nuk mund të konsiderohet e rastësishme dhe as si ndeshje me grupe kriminale, por është një goditje e qëllimshme kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky është një paralajmërim se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

”Të mbështetur, si gjithmonë gjer më tani, këto grupe kriminale duan goditje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Destabilizimi i Kosovës dhe pengimi i zhvillimit të saj  “deri në dështim” janë qëllimi”.

”Loja e rrezikshme të cilën Serbia po e luan, sigurisht se është edhe përtej këtij qëllimi. Ndërlidhja e saj me zhvillimet e tjera të rajonit, si ato në Bosnje janë vetëm një tregues se ajo i nxitë dhe i don krizat si mjet mbijetese. Është momenti i fundit që të kuptohen këto ogure që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Sejdiu. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...