Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

PUBLIKUAR

Kryesuar nga nënkryetari i komunës, z. Diamant Bytyqi, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB, sot ka mbajtur takimin e rregullt, të katërtin për këtë vit, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunën tonë.

Në këtë takim u prezantuan raportet për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Lipjanit, ku u tha se gjendja në Lipjan vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, njofton Komuna.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe pika tjetër e rendit të ditës, fillimi i vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla. Me theks të veçantë është ngritur si shqetësim mungesa e furnizimit me libra për nxënësit nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Nga anëtarët e KKSB-së u paraqitën edhe disa shqetësime të identifikuara të qytetarëve që kanë të bëjnë me sigurinë publike.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...