Arrestohet i dyshuari që tentoi të fuste municion në Kosovë

PUBLIKUAR

Është arrestuar një person i cili dyshohet se tentoi të fuste municion në Kosovë,

Të dyshuarit i janë konfiskuar 577 fishekë, 375 euro, 1 telefon mobil dhe 1 automjet, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, më datë 28.09.20213 rreth orës 10:45,  në hyrje të Republikës  së  Kosovës nga  Republika e Shqipërisë,  në  Vërmicë,  është ndaluar automjeti  ‘golf’  me targa vendore me drejtues E.M., (1986) m/k. Zyrtarët policorë në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur një qese në të cilën kishte pasur sasi të municionit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.

“Në total janë konfiskuar: 577 ( pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë )  fishekë të kalibrit 7.62 mm, 375 ( treqind e shtatëdhjetë e pesë ) euro, 1 telefon  mobil, 1 automjet VË. Është njoftuar prokurori kujdestar i PTH -Prizren, ku me urdhër të tij është iniciuar rasti  “Blerje, shpërndarje, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve dhe municionit”, thuhet tutje në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...