Mazreku: Ka vetëm një pengesë që e lë Kosovën jashtë “Kartonit të Gjelbër”

PUBLIKUAR

Mos anëtarësimi në OKB paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të pamundur të jetë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër. Kështu tha drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, BKS, Sami Mazreku, i cili konsideron se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike nga ana e Kosovës.

Duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e ka të pamundur të jetë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër. Kështu tha për Radio Kosovën drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, i cili tha se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike në këtë drejtim.

“Byroja e Kosovës i ka të rezervuara rreth 7 milionë euro edhe pse kjo shumë është më e madhe se ajo që kërkohet nga Këshilli i Byrove, mirëpo duke qenë se nuk jemi pjesë e OKB-së nuk po mundemi të bëjmë zgjidhje për sa i përket Kartonit të Gjelbër”, tha ai.

Mazreku tha se është tentuar përmes një shteti tjetër për të qenë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, por nuk ka qenë e mundur për shkak të problemeve politike.

“Ne kemi tentuar përmes një shteti tjetër mirëpo Këshilli i Byrove po thotë ju keni probleme politike”, theksoi ai

Sipas Mazrekut, Kosova në këtë mënyrë mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk është anëtare e Këshillit të Byrosë Evropiane, edhe pse i ka plotësuar kushtet teknike.

“Duke qenë se Kosova është shtet i ri dhe ka probleme me mosnjohje nga disa shtete përreth po ashtu ka probleme politike të cilat nuk e kanë mundësuar që Kosova të jetë pjesë e OKB-së. Ne jemi angazhuar që gjatë këtyre dy viteve ato që janë teknike t’i plotësojmë”, tha ai.

Mazreku më tej tha se tashmë janë duke pritur një raport nga Këshilli i Byrove. Ai tha se duhet gjetur ndonjë variant tjetër për të qenë pjesë e këtij Këshilli. Kartoni i Gjelbër është një certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve, e cila pranohet nga autoritetet e të 47 vendeve, ku Kartoni i Gjelbër është i vlefshëm.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...