MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore: Mjetet dalin në xhirollogari nga java e ardhshme, afati i aplikimit deri në fund të shtatorit

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.

Sipas njoftimit nga MASHTI, mjetet do të dalin në xhirollogari nga fillimi i javës së ardhshme.

“Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator”, thuhet tutje në njoftimin e MASHTI-t.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Në shërbimin e qytetarëve janë vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]

Për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore.

Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.

“MASHTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do ta adresojë secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e poashtu edhe përmbajtësor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, MASHTI thotë se do të sigurohen që të gjithë fëmijët të jenë të pajisur me tekste shkollore.

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...