Qeveria e Kosovës njofton se do t’i ndërtojë 10 shtëpi në Veri, planifikohen edhe 11 tjera dhe të renovohen 4

PUBLIKUAR

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se tashmë ka marrë rrugën e duhur ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës.

Aliu ka thënë se janë marrë të gjithë hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë shtëpive në veri të Kosovës dhe ka treguar se gjatë ditës së djeshme janë takuar në zyrën e kryetarit Erden Atiq me kryefamiljarët, përkatësisht përfituesit e shtëpive.

Ministri Aliu ka thënë se bashkë me ta kanë vizituar edhe lokacionet ku do të ndërtohen shtëpitë, shkruan Express.

Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri, Aliu ka njoftuar se ka qenë i ndarë në tri pjesë, në LOT 1 përfshihet ndërtimi i 10 shtëpive, në LOT 2 ndërtimi i 11 shtëpive dhe në LOT3 renovimi i 4 shtëpive.

Aliu ka thënë se shumë shpejt do të përfundojnë procedurat edhe për ndërtimin e 11 shtëpive të tjera dhe renovimin e 4 prej tyre, në mënyrë që të përfundojë i gjithë projekti sa më parë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...