Një objekt në Magure të Lipjanit përfshihet nga zjarri, ishte pronë e AKP-së

PUBLIKUAR

Një objekt në fshatin Magure të Lipjanit, që i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është përfshirë mbrëmë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se akoma nuk dihet se cilat janë arsyet e përfshirjes nga zjarri të këtij objekti.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ekipi i tyre ka arritur ta fikë zjarrin.

Po ashtu ekipet e KEDS-it kishin ndërprerë energjinë elektrike për arsye të sigurisë, nuk raportohet se ka të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...