Njoftim me rëndësi nga Komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka nxjerrë Urdhëresë përmes së cilës ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve dhe parkimin e automjeteve afër objektit të Komunës së Vjetër e cila gjendet në Lipjan, rruga “Shqipëria” ku ka filluar rrënimi i objektit të Komunës së Vjetër, njofton Komuna.

Kjo ndalesë do të vlejë deri në përfundimin e rrënimit të terësishëm të objektit për shkaqe të sigurisë së qytetarëve gjatë punimeve.

Po ashtu me këtë Urdhëresë qytetarëve u ndalohet shfrytëzimi i rrugicave për hyrje dhe dalje në sheshin “Adem Jashari të qytetit të Lipjanit dhe secilës rrugicë që kufizohet me objektin dhe hapësirën që rrethon objektin e vjetër të Komunës së Lipjanit.

https://kk.rks-gov.net/lipjan/wp-content/uploads/sites/20/2023/08/urdheresa.pdf

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...