Tuna përfshihet në frymën e filmit “Barbie”, shfaqet si kukulla e famshme në koncertin e saj të fundit

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në një mbrëmje muzikore në një nga diskotekat e Pejës.

Ajo është dukur tejet tërheqëse në paraqitjen e saj para publikut, ku u shfaq e veshur me një kostum rozë, që theksonte linjat e saj të trupit.

Kjo paraqitje vjen si frymëzim i momentit nga filmi “Barbie”, i cili është kthyer në trendin botëror të këtyre ditëve.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Vet këngëtarja shkupjane ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku dukej më se tërheqëse e veshur me kostumin në ngjyrën rozë.

Dua Lipa publikon fotografi të tjera nga prapaskenat e filmit "Barbie", në të cilin ka një rol 30 sekonda dhe thotë vetëm 16 fjalë

Lexo po ashtuDua Lipa publikon fotografi të tjera nga prapaskenat e filmit “Barbie”, në të cilin ka një rol 30 sekonda dhe thotë vetëm 16 fjalë

Flokët e saj prej biondeje, i jepnin asaj një pamje edhe më të ngjashme me atë të kukullës së famshme “Barbie” – rol i cili në filmin e ri me të njëjtin emër, e luan aktorja Margot Robbie.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

“Sezoni i Barbie-t”, shkroi Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...