Vazhdojnë korrje shirjet, sivjet më pak rendimente në Lipjan/ Video

PUBLIKUAR

Fushata e korrje-shirjeve po vazhdon gjithandej Kosovës. Një nga bujqit e Lipjanit, Xhevat Hoxha, deri më tani i siguroi mbi 2.400 kg grurë. Këtë sasi e dërgoi në një nga mullinjtë e zonës.

“Kam pasur 2 hektarë dhe kam marre 4 mijë kilogram grurë. Vitin e kaluar ka qenë më mirë se këtë vit”,  deklaroi Xhevat Hoxha, fermer.

Procesi i matjes së grurit dhe saktësia e peshoreve është një proces tejet me rëndësi për bujqit. Verifikimin periodik të saktësive të peshoreve e përcolli nga afër edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë.

“Në këtë rast vizita ime ka të bëjë me procesin e verifikimit të peshoreve dhe për të shtuar besimin e qytetarëve, por edhe bujqve tanë që peshoret janë të verifikuara sipas ligjeve në fuqi të  Agjencisë Metrologjisë së Kosovës dhe sipas direktivave të Bashkimit Evropian dhe nëse një fermer ka ndonjë dyshim mund të kërkojë te kjo agjenci për t’u verifikuar”, tha Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë.

Sebahate Bushrani-Ibrahimi nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, tha se verifikimi është bërë nga gjithsejtë 100 peshoret në vend, për të mbrojtur konsumatorin.

Vetëm për një ore në këtë mulli prodhohen 700kg me miell. Sipas përfaqësuesve të këtij mulliri, pritet të plotësohen nevojat deri ne 60%.

“Mulliri funksionon që nga 2005, zakonisht punojmë me prodhuesit vendorë por nëse nuk mbulohen kërkesat atëherë edhe importojmë nga jashtë”, deklaroi Sinan Shabani, menaxher i mullirit.

Fushata e korrje-shirjes, që përfshin 66 mijë hektarë grurë, pritet të përfundojë deri në fund të korrikut.

Fushata e korrje-shirjes, që përfshin 66 mijë hektarë grurë, pritet të përfundojë deri në fund të korrikut.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...