Komuna e Lipjanit zgjat orarin punës subjekteve të biznesit në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka marrë Vendim për zgjatjen e orarit të punës subjekteve të biznesit në Komunën e Lipjanit

Me këtë vendim përcaktohet zgjatja e orarit të punës për sezonën verore e cila ndërlidhet me fluksin e ardhjes së bashkë atdhetarëve nga diaspora.

Kjo zgjatje e orarit të punës fillon prej datës 22.07.2023 deri më 15.09.2023, ku subjektet e lartëcekura mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre gjatë ditëve të javës : e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe e diel deri në ora 00:00 ndërsa gjatë ditëve të javës : e premte dhe e shtunë deri në ora 01:00 pas mesnate.

Zgjatja e orarit të punës të subjekteve të biznesit nuk nënkupton edhe zgjatjen e orarit të punës të punëtorëve më shumë se 8 orë pune në ditë.

Subjektet e lartëcekura gjatë kësaj periode obligohen që pas orës 23:00 ta ndalin zërin e muzikës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...