Melinda dhe Rina vijnë me paraqitje të veçantë në klipin e ri “Tornado”

PUBLIKUAR

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Melinda dhe Rina, kanë sjell sot (e enjte) bashkëpunimin e tyre të parë.

“Tornado” mban titullin kënga, e cila është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Reperet e njohura kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre në videoklip, lëvizjet e po ashtu edhe me dukjet e përzgjedhura.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Tonic, Denk dhe Melinda me melodi të dyshes: Tonic & Denk.

Për ‘beat’-in e kësaj kënge ndërkohë u përkujdes DjR Beatz dhe Bannzz.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Johan B.

Kënga tani ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Personi që humbi jetën sot në Gjakovë, familjar i gruas së këngëtarit të njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një i ri ka...

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...