Mjaftoi të betohen dhe 102 deputetë të marrin rrogë të plotë

PUBLIKUAR

111

Pa e thënë asnjë fjalë, për një muaj, 102 deputetë kanë marrë pagë nga 720 euro secili, që në total është 73 mijë e 440 euro. Sipas ligjit, edhe 58 të tjerët nga legjislatura e vjetër, që nuk janë rizgjedhur, duhet të paguhen për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, me nga 1 mijë e 488 euro në muaj.

Dhanë vetëm betimin si deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës. Por, kaq ka mjaftuar që të marrin pagën e plotë sikurse të kishin punuar në Kuvend tërë muajin. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbajt më 17 korrik.

Tani çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe procedurave të tjera presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit pezulloi punën e legjislativit deri në një përgjigje për këtë rast, por kjo nuk do të thotë se u pezulluan edhe pagat e deputetëve të rinj e atyre që nuk mundën të zgjidhen, transmeton RTK.

Ismet Krasniqi, sekretar në Kuvendin e Kosovës, në përgjigje me shkrim i është përgjigjur interesimit të RTK-së për pagat e deputetëve që marrin, edhe pse nuk kanë shkelur më në Kuvendin e Kosovës që nga 17 korriku. Për një muaj, pagat i kanë marrë 102 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Sipas përgjigjes së sekretarit Krasniqi, 18 deputetë nuk janë kompensuar pasi mbajnë edhe funksione të tjera.

Kuvendi i Kosovës u ka paguar për një muaj 102 deputetë nga 720 euro secilit, që në total është 73 mijë e 440 euro. Sipas përgjigjes së sekretarit të Kuvendit, deputetëve u llogaritet se janë në punë që nga 17 korriku 2014, edhe pse nuk kanë shkuar më në këtë institucion.

Ndërkaq, numri i atyre që nuk kanë arritur të rizgjidhen deputetë është 58, e të cilëve Kuvendi është i obliguar t`iu paguajë për rreth 12 muajt në vazhdim. Për këta 58 deputetë të cilët nuk kanë arritur të rizgjidhen, Kuvendi do të paguajë nga 1 mijë e 488 euro për secilin, ndërsa në total për 58 deputetë, në muaj duhet të paguajë 86 mijë 304 euro. Shuma totale për këta 58 deputetë për 12 muajt e ardhshëm që duhet paguar është 1 milion e 35 mijë e 648 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...