Bardhi, Matolale dhe Luana Vjollca sjellin këngën e re “Shtinja flakën”

PUBLIKUAR

Bardhi, Matolale dhe Luana Vjollca, kanë prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Shtinja flakën” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët e njohur shqiptarë ia kanë vënë flakën kësaj kënge verore që pritet të pëlqehet edhe nga publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia është realizuar nga Bardhi dhe Matolale me producim nga SBS Entertainment.

Ky bashkëpunim tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS.

Foto: Screenshot/YouTube

Luana po ashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen provokuese në videoklip.

Nuk ka dyshim se ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere që do të na shoqërojë gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...