Me një ‘selfie’ para pasqyrës, Dafina Zeqiri ngacmon imagjinatës e ndjekësve duke treguar linjat e trupit

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, por nuk mungojnë edhe imazhet nga aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ndau me fansat e saj në Instagram një ‘selfie’ atraktive të realizuar përpara pasqyrës.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

E veshur me bikini të zeza, këngëtarja e hitit “Dashni” tregoi linjat e saj të tonifikuara të trupit dhe tatuazhet e shumta.

Dafina është mjaft e përkushtuar në ushtrimet në palestër, gjë e cila i ka mundësuar asaj që të ketë një trup mbresëlënës.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Dafina përndryshe ka pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Yll Limanin, të titulluar “Kaje”, që është pritur mirë nga fansat.

Ajo pritet të jetë mjaft aktive këtë verë si me sjelljen e projekteve të reja, ashtu edhe me pjesëmarrjen në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...