Përleshje me thika në Lluga të Lipjanit

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime për shkak se ishin sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Raporti plotë nga Policia:


LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Llugë, Lipjan 26.06.2023 – 12:53.

Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime për shkak se ishin sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Dyshohet se deri te lëndimi kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një borxh, njofton Policia.

Të dyshuarit pasi e kanë kryer veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë sekuestruar tri (3) thika.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.   

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...