Kënga më e re nga Kida publikohet më 23 qershor

PUBLIKUAR

Estrada shqiptare po sjellin projekte të shumta duke nisur kështu një sezon të ngarkuar verore me koncerte dhe performanca.

Në mesin e artistëve që pritet që edhe këtë vit të jenë aktiv është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Kida.

Prej ditësh ajo kishte njoftuar se një projekt i ri nga ajo është në përgatitje e sipër dhe së fundmi ajo ka zbuluar më shumë detaje.

Në një pjesë të shkurtër të shkëputur nga videoklipi, Kida ka njoftuar se projekti i ri nga ajo do të publikohet ditën e premte, më 23 qershor.

“Uru është rrugës. 23.06”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që pojekti i fundit nga Kida mban titullin “Leje”, që e solli në muajin mars. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...