Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Lipjan

PUBLIKUAR

Lipjan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin për dhunimin e një të miture.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur më 7 qershor rreth orës 19:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar të mërkurën,

’Lipjan 07.06.2023 – 19:00. Më 14.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare’’, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...