Mbahet Akademi Përkujtimore në shënim të 14 qershorit Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Shënimi i kësaj dite nisi me homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit të Lipjanit, për të vazhduar me akademinë përkujtimore në sallën e Kuvendit të Komunës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në një fjalë rasti para të pranishmeve tha se do të nderojmë përjetësisht gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vepra sublime e të cilëve faktoi e ndërtoi themelet e lirisë, themelet e shtetësisë së vendit tonë.
“Sot e 24 vite me parë Vendi ynë e gëzoi lirinë- Atribut që shënon kurorëzimin e përpjekjeve e sakrificave shekullore të shqiptarëve në këto troje duke kulmuar me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne lartësojmë e nderojmë gjithë dëshmorët e martirët tanë kur fëmijët tanë, brezat e sotshëm të ndihen mirë në shtetin e tyre, ne i çmojmë e i lartësojmë gjithë dëshmorët e martirët tanë kur Kosovën tonë, komunën tonë e bëjmë vend të sigurt ku mund të punohet e të jetohet me dinjitet si në shtetet e integruara evropiane”, u shpreh Kryetari Ahmeti, duke shtuar se çdo herë duhet të mbajmë të gjallë kujtesën mbi të kaluarën e lavdishme të të rënëve për liri e pavarësi të vendit tonë.

Ai tha se Komuna e Lipjanit ka shënuar progres në zhvillimin e gjithmbarshëm dhe se do të vazhdoj edhe më tutje angazhimin për zhvillim të mëtutjeshëm.

Kryetari Ahmeti ka bërë thirrje që të forcohet motivi dhe vullneti i të gjithëve sidomos të rinjve për të jetuar e punuar në vendin tonë sepse shteti është i përhershëm andaj edhe dashuria për shtetin duhet të jetë e përhershme.

“Ne duhet të jemi të përgjegjshëm karshi gjakut dhe djersës së gjeneratave të tëra, të cilat luftuan për liri, pavarësi dhe demokraci. Neve na duhet reflektim, na duhet mençuri e siguri për të zhvilluar vendin tonë, na duhet dinjitet pa konfrontime me aleatët, na duhet sovranitet pa armiqësi me partnerët tanë sepse vetëm të tillë jemi të fortë. Bashkë t’i kundërvihemi të keqes, ta forcojmë të mirën” ka përfunduar fjalën e tij Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...