Lipjani me transaprencë të lartë në Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se në një ceremoni të organizaur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Transparency International Slovakia, sot është prezantuar “Indeksi i Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022”, për 38 Komunat e Kosovës, ku Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga Kryetari Imri Ahmeti është pjesë e top komunave më transparente në nivel vendi.

Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Lipjanit në vendin e dytë të vlerësuara me 91.13 pikë, (nga maksimumi prej 100 pikëve në 87 treguesit e matur).

Duke uruar qytetarët për këtë rezultat, i cila është arritur si përpjeke e punës dhe angazhimit të përbashkët, Kryetari Ahmeti ka theksuar se do të vazhdojë punën me përkushtim në mënyrë që të vazhdojmë të jemi komuna më transaprente dhe llogaridhënëse në nivel vendi, shkruan Komuna e Lipjanit.

“Më gëzon fakti që kemi progres sa i përket transparencës jo vetëm në Komunën e Lipjanit por progres në të gjitha komunat, sepse transparenca është ndër vlerat kryesore të demokracise. Ne do të angazhohemi në vazhdimësi që përmes gjetjve dhe rekomandimeve të përmbushim të gjitha standardet e nevojshme pavarësisht vështërësive që kemi sidomos me funksionimin e ëeb faqeve” – është shprehur kryetari Ahmeti

Ai ka falënderuar KDI dhe projektin SlovakAid – Asistenca Zyrtare për Zhvillimin e Republikës Sllovake, Transparency International Slovak dhe zyrën për Informim në komunë tonë të cilët me përkushtim dhe punë korrekte kanë arritur këtë rezulatat të lartë.

Rarpoti i publikuar nga KDI: https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2023/05/10-Indexi-2022-02.pdf

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...