Komuna e Lipjanit mbështet me 10 mijë euro nxënësit shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” të cilët do të marrin pjesë në garat në Genius Olympiad

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e DKA-së z. Rasim Hasani kanë pritur në takim nxënësit dhe personelin menaxherial e arsimor të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” të cilët do të marrin pjesë në garat në Genius Olympiad në qytetin Osvego në shtetin e New York të SHBA-së.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës theksoi që edhe viteve të kaluara kemi mbështetur financiarisht nxënësit garues në gara ndërkombëtare si në New York të SHBA-së, Najrobi të Kenias etj. Komuna e Lipjanit, nxënësit pjesëmarrës në garat e këtij viti do t’i mbështesë në vlerë prej 10,000 euro, njofton Komuna.

Kryetari i inkurajoj dhe uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për arritjet e tyre në gara të ndryshme në Robotikë.

Suksesi juaj është vlerë dhe sukses për Lipjanin dhe arsimin në Kosovë.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...