Kim Kardashian tregon sfidat me të cilat përballet si nënë beqare

PUBLIKUAR

Kim Kardashian ka diskutuar për prindërimin dhe sfidat me të cilat përballet si nënë beqare.

Ylli televiziv ka folur në podcastin On Purpose with Jay Shetty duke thënë se prindërimi është një nga gjërat më sfiduese në jetën e saj, porse në të njëjtën kohë puna më falënderuese në botë.

Ajo shprehet se është e vështirë të jesh nënë beqare dhe se shtëpia e tyre është shpesh në kaos, për këtë arsye ndonjëherë qëndron zgjuar me orë të tëra natën duke menduar nëse do t’i mbijetojë çdo gjëje që po i ndodh.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

“Ka net kur qaj para se të fle dhe pyes veten se çfarë ka ndodhur në shtëpinë time. Ndonjëherë nuk i laj flokët për ditë të tëra dhe vesh të njëjtat pizhame”, është shprehur Kim.

Reklama

Kim Kardashian dhe Kanye West mbajnë distancë me njëri-tjetrin teksa shoqërojnë të birin në ndeshjen e futbollit

Lexo po ashtuKim Kardashian dhe Kanye West mbajnë distancë me njëri-tjetrin teksa shoqërojnë të birin në ndeshjen e futbollit

42-vjeçarja është nënë e dy vajzave (nëntë dhe pesëvjeçare) dhe dy djemve (shtatë dhe katër vjeç) nga lidhja me reperin Kanye West. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...