Vdes një shofer në Lipjan, dyshohet se doli ta rregullonte kamionin dhe s’e frenoi mirë

PUBLIKUAR

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili dha edhe dyshimet e para se si ka ndodhur ngjarja.

“Nga atje [vendi i ngjarjes] raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda”.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete, shtoi Krasniqi.

Krasniqi tha se policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa njoftoi se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje bashkë me njësitet emergjente mjekësore.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...