Kryetari Imri Ahmeti, priti në takim myftiun e Kosovës Naim Tërnava

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, i cili shoqërohej nga kryetari i BI-së në Lipjan, Zaim Baftiu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me të cilin kanë biseduar për një bashkëpunim sa më të frytshëm në shërbim të qytetarëve, njoftoi Komuna.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti, ka potencuar nivelin e lartë të bashkëpunimit me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhematin në Lipjan, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim si dhe në kultivimin e harmonisë dhe tolerancës ndërfetare e që tani është në nivelin e duhur në Komunën e Lipjanit, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

Nga ana tjetër, myftiu, Naim Tërrnava, theksoi se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve duke e vlerësuar edhe vullnetin e Komunës së Lipjanit për një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...