Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Islame në Lipjan, Zaim Baftiu kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e shërbimeve të varrimit ku Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të bëjë mbulimin e shpenzimeve për procesin e varrimit për qytetarët me vendbanim të përhershëm në Komunën e Lipjanit, në shumë prej 280 euro të secilit rast, njofton Komuna.
Kryetari KBI-Lipjan, Zaim Baftiu, ka falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti për bashkëpunimin, duke u shprehur shumë falënderues për gjithë angazhimin e tij për t’ju dalur në ndihmë qytetarët edhe në rastet e vdekjes së familjarëve të tyre.


