Publikohet në gazetën zyrtare të BE-së rregullorja për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian sot është publikuar rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 15 maj të vitit 2023. Në këtë rregullore në nenin tre të saj thuhet se Kosova i ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit të saj drejt një regjimi pa viza.

Ndërkaq në nenin katër thuhet se nga kërkesa për vizë duhet të përjashtohen vetëm mbajtësit e pasaportave biometrike të lëshuara nga Kosova në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Ky përjashtim nuk duhet të zbatohet deri në datën nga fillimi i funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i krijuar me Rregulloren (BE) 2018/1240 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit ose deri më 1 janar 2024, apo ndonjë datë tjetër që mund të publikohet më herët.

Analisti politik, Demush Shasha, për këtë gjë ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mjaftueshëm kohë që të informojë qytetarët për procedurat që i presin.

“Kjo do të lejoj mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin fushatat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen, por edhe do jap mjaftueshëm kohë autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024”, ka shkruar Shasha./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...