Në Kosovë vazhdojnë të jenë 42 raste aktive me COVID-19

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste me COVID-19, ndërsa janë shëruar tre pacientë.

Sipas IKShPK-së, shtatë pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19, ndërsa janë edhe 42 raste aktive, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 274 mijë e 859 raste aktive, janë shëruar 270 mijë e 601 pacientë, ndërsa kanë vdekur 3 mijë e 216 njerëz nga koronavirusi.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...