Haradinaj për Fitër Bajram: Kjo ditë na përkujton rëndësinë e mirësisë dhe faljes

PUBLIKUAR

Duke uruar Fitër Bajramin, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kjo është një ditë që përkujton rëndësinë e mirësisë, faljes dhe solidaritetit.

Ai theksoi se po ashtu “na përkujton se sa e rëndësishme është t’i mbajmë zemrat e pastërta dhe t’i hapim krahët atyre që kanë nevojë”.

“Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, kudo që jetojnë ata. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar ai në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...