Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

PUBLIKUAR

Pas muajit të rëndësishëm të Ramazanit, që përfundoi ditën e enjte, besimtarët myslimanë sot në të gjithë botën kremtojnë ditën e parë të Bajramit të Madh.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.

Falja e namazit të Fitër – Bajramit /Foto: Ridvan Slivova

Namazi i Fitër – Bajramit u fal në orën 06:23, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, “duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”.

Falja e namazit të Fitër – Bajramit /Foto: Ridvan Slivova

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...