Akreditohen 357 vëzhgues për zgjedhjet e 23 prillit

PUBLIKUAR

Të dielën më 23 prill në katër komunat veriore do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Për këtë proces janë akredituar rreth 360 vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja diplomatike që janë të akredituara në Kosovë, shkruan EkonomiaOnline përcjell Klankosova.tv

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi 357 vëzhgues të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin zgjedhor më 23 prill dhe procedurat tjera pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në vendin tonë”, njoftoi Elezi.

Sipas tij, numri i vëzhguesve të akredituar në emër të subjekteve politike është gjithsej 75, ndërsa në emër të OJQ-ve të ndryshme do të vëzhgojnë 109 vëzhgues.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar është akredituar për të përcjellur këto zgjedhje me dy vëzhgues. Edhe mediat kanë shfaqur interesim të madh për këtë proces zgjedhor, pasi numri i përgjithshëm i tyre që janë akredituar janë më shumë se 20 media me më shumë se 170 persona.

Në mesin e mediave që janë akredituar janë edhe mediat ndërkombëtare si Associated Press, Reuters, TRT Arabi, Al Jazeera Balkans e Anadolu Agency.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...