Kurti: Sali Çekaj, hero në vepër dhe hero i shpallur i Kosovës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24 vjetorin e rënies e ka kujtuar komandantin e UÇK-ës, Sali Çekajn.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Sali Çekaj kishte rol kyç në organizimin e dy grupeve që u stërvitën në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1991, ku ishin edhe Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.

“Emri i Sali Çekajt shfaqet në shumë aktivitete të lëvizjeve dhe të organizatave politike që nga viti 1981 e tutje, kur ai u përfshi në demonstratat e asaj kohe. Gjatë viteve të ’90-ta, Çekaj kontribuoi intensivisht në shtrirjen dhe forcimin e rrjetit të shqiptarëve të angazhuar në lëvizjen për liri, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë”.

“Aktivist politik, ushtarak, organizator mobilizues dhe komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj rezulton të jetë një nga profilet më shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Kurti./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...