Pa viza nga viti i ardhshëm mund të udhëtojnë veç ata që kanë pasaporta të Kosovës

PUBLIKUAR

Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka folur mbi atë se a kanë të drejt serbët e Kosovës që kanë pasaporta nga qendra koordinuese në Beograd të udhëtojnë pa viza.

Reuten tha se legjislacioni është i qartë dhe sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të vlejë vetëm për ata që kanë pasaporta të Kosovës.

“Legjislacioni është i qartë. Pasaportat që lëshohen nga autoritetet kosovare dhe pasaportat e serbëve, për ata që jetojnë në Serbi, ata kanë liberalizim tashmë”.

“Është formuluar goxha me kujdes, ashtu siç thuhet, asgjë më shumë, asgjë më pak. Qytetarët e Kosovës me dokument të lëshuar nga autoritetet e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm”, është shprehur Reuten, njofton Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...