Dëshmitari: UÇK-ja s’e njihte Rugovën, bënte presion që LDK ta pushonte aktivitetin në Malishevë

PUBLIKUAR

Dëshmitari i radhës i paraqitur në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se marrëdhëniet e UÇK-së dhe LDK-së “nuk ishin bash të mira”.

Dëshmitari i cili tha se ishte anëtar i LDK-së dhe gjithashtu pjesë e UÇK-së tha në dëshminë e tij se ka pasur presione që LDK-ja “ta pushojë aktivitetin në Malishevë”, raporton Gazeta Express.

“Kur objektivat e UÇK-së dhe LDK-së, filluan këto objektiva të harmonizoheshin në 89-ën?”, ishte pyetja e prokurorit.

“Nuk ishin edhe bash të mira marrëdhëniet e LDK-së me njësitet në Malishevë, edhe pse ishin një masë e madhe të kyçur. Por nuk kanë qenë edhe bash raportet e shëndosha, sepse vazhdimisht ka pasur presione që LDK ta pushojë aktivitetin në Malishevë”, tha dëshmitari.

I pyetur se kush e ushtronte këtë presion, dëshmitari tha: “E ushtronte drejtoria politike e UÇK-së që ishte në Malishevë”.

“Drejtoria politike a kishte komandant?”, pasoi pyetja.

“Për Malishevë ka qenë Gani Krasniqi”, u përgjigj dëshmitari.

Dëshmitari tha se UÇK-ja nuk e njihte presidentin Ibrahim Rugova.

Ai u pyet nëse ka pasur anëtarë të UÇK-së që i njihnin institucionet paralele.

“Po, ka pasë. Ka pasë edhe ushtarë, ka pasë edhe në shtab që i kanë njohur institucionet”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se ka pasur edhe individë që nuk i kanë njohur, por tha se “pjesa më e madhe i kanë njoftë”.

“A keni qenë në gjendje të kryeni ndonjë detyrë të LDK-së duke qenë pjesë e LDK-së?”, e pyeti prokurori, duke i thënë “jepni përgjithshësisht përgjigjet”.

“Kam punu, kam vepru me çfarë është dashur”, tha ndër tjerash dëshmitari.

I pyetur se si ishin reagimet ndaj tij, ai tha ndër tjerash se nuk është tërhequr, pasi tha se “kisha mbështetje dhe autoritet”.

Më pas, seanca u mbyll për publikun.

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...