Kryetari Imri Ahmeti pret në takim zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – Lindje të KFOR-it Amerikan në Kampin “Bondsteel”, Nënkolonelin Rrustem Burhan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – Lindje të KFOR-it Amerikan në Kampin “Bondsteel”, Nënkolonelin Rrustem Burhan i shoqëruar nga Nënkoloneli Travis Kirchner dhe pjesëtarë të tjerë të KFOR-it turk nga LTM të vendosur në Lipjan.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Ahmeti dhe zv Komandanti Burhan, kanë biseduar rreth sigurisë në Komunën e Lipjanit vizionit të së ardhmes, por edhe për punët të cilat janë duke u bërë në gjithë territorin e komunës si dhe çështje të tjera më rëndësi.

Zëvendëskomandanti Burhan, ka përgëzuar udhëheqjen e komunës për punën dhe ka vlerësuar lartë kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve. 🇺🇸 🇽🇰

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...