Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

PUBLIKUAR

Hamdi Aliu, autor i librit për masakrën e Rezallës me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Rezallës ka rrëfyer në Frontal të T7 për tmerrin që kanë përjetuar banorët e Rezallës si rezultat i barbarisë së ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare serbe.

Aliu ka treguar historinë e Bleartit 5 vjeçar, të cilin tregon se si forcat serbe pasi e kishin plagosur, ia kishin marrë nënës së tij nga duart dhe e kishin futur të gjallë në një thes.

Babai i Bleartit i cili ka qenë ushtar i UÇK-së, siç tregon Hamdi Aliu, e kishte hasur thesin të gjakosur derisa kishte lëvizur nëpër mal, dhe pasi e kishte hapur e kishte kuptuar që aty ishte djali i tij Blearti i vdekur.

“Ia kap fminë e plagosur e ia shtin në një thes. Fëminë e plagosur. Babai e ij s’e din çfarë ka ndodhur. Duke lëvizur nëpër mal, e sheh një thes të gjakosur, e sheh që është djali i tij Blearti. Ja kanë hekë nanës prej kraharorit”, ka rrëfyer  Hamdi Aliu.

Ai më pas ka treguar se si babai e kishte varrosur vetë Bleartin.

Hamdi Aliu ka treguar edhe një ngjarje tjetër, kur policia serbe i kishte lyer me benzin tre persona nga Rezalla, dy prej të cilëve ua kishte vënë flakën të gjallë. Aliu ka treguar se e gjithë kjo ishte bërë në sy të familjarëve.

“Policia serbe i ka zënë tre preson. I ka lyer me benzin. Dy prej tyre i ka djegur të gjallë. Familjarët I kanë parë me sytë e vet kur iau kanë future flakën. Derisa personi i tretë e kanë marrë dhe e kanë fut në turmë mes grave dhe fmive, që ata të helmohen”, ka thënë Aliu në Frontal të T7./Express/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...