Çollaku: Nuk është e vërtetë që në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja (VIDEO)

PUBLIKUAR

“Deklaratat e tilla unë i kuptoj pse bëhen. Bëhen për t’u përpjekur që ta mbajnë të qetë opinionin publik në Kosovë sidomos pas marshit masiv për drejtësi”.

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se nuk është e vërtetë që në Hagë nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se Specialja po thotë kështu për t’i ulur tensionet duke parë numrin e madh të qytetarëve që marshuan të dielën për drejtësi.

“Nuk është e vërtetë që nuk po gjykohet UÇK-ja. Prokuroria në fjalën e vetë hyrëse, të katër të akuzuarit i cilësoi si themelues të UÇK-së dhe në nenin 35 të aktakuzës, UÇK-ja fillon që nga shtabi i përgjithshëm e deri te ushtari i thjeshtë dhe të gjithë janë të përfshirë në atë aktakuzë”.

“Deklaratat e tilla unë i kuptoj pse bëhen. Bëhen për t’u përpjekur që ta mbajnë të qetë opinionin publik në Kosovë sidomos pas marshit masiv për drejtësi”.

“Dhomat e Specializuara sigurisht se janë të shqetësuara me një solidaritet kaq të madh të qyteteve të Kosovës të cilët kishin një kërkesë të vetme: kërkesa për drejtësi”.

Sipas tij, çfarë është parë deri më tani, nuk reflektohet kjo kërkesë që është e gjithë popullit të Kosovës.

“Nëse iu rikthehemi në retrospektivë të gjitha proceseve gjyqësore që kanë ndodhur në të cilat Kosova dhe qytetarët e saj kanë qenë subjekt i tyre, vërehet qartë që shumë më shumë të dënuar ka shqiptarë të Kosovës se sa që ka serbë”.

“Shtrohet pyetja, a kanë luftuar shqiptarët e Kosovës në Serbi, apo Serbia e ka pushtuar Kosovën dhe nëpërmjet regjimit të Milloshoviqit ka dashur ta shfarosë ose nëse nuk e arrin këtë, atëherë që t’i përndjekë të gjithë qytetarët e Kosovës nëpërmjet spastrimit etnik”.

Tutje, ai ka shtuar se nuk mund t’i veshësh UÇK-së epitete që nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

“Qëllimi i vetëm i themelimit të UÇK-së që ka filluar nga pragu i shtëpisë, pastaj në fshat, pastaj në një rajon të caktuar, e pastaj në nivel të Kosovës, ka qenë liria dhe mbrojtja nga okupatori serb”.

 

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...