Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

PUBLIKUAR

Sot vazhdon seanca gjyqësore e  Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca pritet të fillojë nga ora 09:00, njofton Klankosova.tv.

Ajo do të vazhdojë me deklaratat hyrëse të ekipit mbrojtës teksa gjatë ditës së djeshme nisi dita e parë e procesit gjyqësor.

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i pyetur nëse e kupton aktakuzën dhe a i qëndron vetëdeklarimit të parë për pafajësi pohoi se i qëndron të njëjtit vetëdeklarim.

E njëjta gjë ndodhi dhe me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Kujtojmë se aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...