Specialja pretendoi se UÇK-ja kishte strukturë mirë të organizuar, përgjigjet Buja

PUBLIKUAR

Ish-pjesëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja, ka folur në “Frontal” të T7 për pretendimet e Gjykatës Speciale se UÇK-ja ka qenë shumë mirë e organizuar.

Sipas Speciales “UÇK-ja kishte strukturë dhe funksiononte përmes hiarkisë”.

Por Ramë Buja tha se do të donin që të kishin një organizim të tilllë, por nuk kanë pasur kohë e as mundësi.

“Por këto gjëra që u thanë që paskemi qenë aq të organizuar. Nuk ia kemi arritur asnjëherë.  Asnjëherë nuk kemi pasur kohë dhe mundësi që të strukturojmë ashtu siç duhet. Ne kemi pretenduar që t’i kemi të gjitha, por në fakt nuk ia kemi arritur”, ka thënë Buja.

Po ashtu, Buja tha se në aso kushtesh “nuk kanë mundur të monitorojnë gjithçka që ka ndodhur.

Buja e quajti Gjykatën Speciale si absurde, prej momentit të themelimit e deri më sot.

Ai tha se UÇK-ja e kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, duke demantuar çdo pretendim të Speciales. /Express

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...