Arrestohet një person në Fushë Kosovë, pasi e dhunoi dhe e shantazhoi një grua

PUBLIKUAR

Është arrestuar një person në Fushë Kosovës, pasi dyshohet se e ka dhunuar dhe e ka shantazhuar një grua me të cilën ishte njohur para disa muajsh.

Sipas policisë, dhunimi ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar, ndërkaq i dyshuari shpesh e kishte detyruar viktimën t’i jepte para.

“Viktima  femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pabanuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosur dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Pas punës intensive operative dhe hetimore i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...