Familjarët në Gjilan rrahen mes vete për pronë, Policia i arreston

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Gjilan, familjarë mes vete, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete për një kontest pronësor, raporton Express.

Me vendim të Prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE-Gjilan 31.03.2023-18:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...