Nëse fëmija juaj pi shumë ujë dhe shkon shpesh në tualet, vizitoni pediatrin

PUBLIKUAR

A po pi shumë ujë fëmija juaj? Etja e tepërt dhe urinimi i shpeshtë mund të jenë shenjë e dy problemeve serioze shëndetësore

Problemi është se fëmijët pinë më pak ujë sesa duhet, por çfarë ndodh në të vërtetë nëse pinë shumë?

Etja e tepërt dhe urinimi i shtuar mund të jenë shenjë e disa problemeve shëndetësore, paralajmërojnë pediatrit.

Etja e shtuar te një fëmijë mund të jetë simptomë diabeti, transmeton Telegrafi.

Është një sëmundje kronike që shfaqet kur trupi, për shkak të mungesës së insulinës së prodhuar, nuk është në gjendje të marrë mjaftueshëm lëndë ushqyese nga ushqimi, pra sheqer.

Etja e shtuar dhe urinimi i shpeshtë janë një nga simptomat e para që prindërit dallojnë kur fëmija i tyre ka diabet.

Përveç diabetit, etja e tepruar tek një fëmijë mund të tregojë të ashtuquajturin diabeti insipid qendror. Mund të jetë gjithashtu një nga simptomat e tumoreve të trurit tek fëmijët, sipas The Brain Tumor Charity.

Deri te kjo ndodh sepse tumori ndonjëherë prish hormonet e sekretuara nga gjëndra e hipofizës në tru. Për shkak të këtij çrregullimi, trupi nuk mund të mbajë mjaftueshëm urinën, kështu që lëshon shumë ujë, gjë që çon në etje të tepruar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...