Kryetari Ahmeti priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për çështje të ndryshme, me theks të veçantë për nxitjen e zhvillimit ekonomik në Komunën e Lipjanit dhe funksionimin e shërbimeve publike.
Kryetari Imri Ahmeti, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Kosovës, duke theksuar nevojen e një bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka falenderuar Kryetarin Ahmeti, për mirëpritjen që i është bërë gjatë vizitës në Komunën e Lipjanit.

Ndërsa, në fund të këtij takimi u ritheksua edhe një herë gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...