Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme së bashku me përfaqësueset e Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus kanë pritur përfituesit nga projekti “INTEGRA – Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave, të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”, të cilët njëherësh nënshkruan edhe kontratat për fillimin e start – up bizneseve të tyre.
Kryetari Ahmeti fillimisht u ka uruar përfituesve suksese në fillimin e këtyre bizneseve me shpresë që të jenë biznese të qëndrueshme në të ardhmen.
“Komuna e Lipjanit ka mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes iniciativa të tilla që kanë për qëllim përkrahjen e të rinjve dhe grave për jetësimin e ideve të tyre dhe hapjen e start – up bizneseve në mënyrë që do t’iu mundësoj të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë” është shprehur kryetari Ahmeti.
Nga projekti INTEGRA për vitin 2023 janë gjashtë përfitues nga Komuna e Lipjanit të cilët janë përkrahur për hapjen e start – up bizneseve me pajisje në vlerë prej 2500 euro.


